Elvis Pupa ka disa javë që ka hyrë në Big Brother VIP Albania.
Ai ka thënë se brenda do të hyjë për tu argëtuar dhe jo për të fituar çmimin e madhe prej 100 mijë eurosh.
Ai së fundi në një bisedë më Oltën ka zbuluar se në BBV nuk ka qenë mirë, , pasi këto ditë ai bën 8 vite që ka humbur babain e tij në një aksident në det.
“Aksident. Them shyqyr që e patëm dhe aq, se disa nuk i kanë, disa nuk i kanë njohur hiç. Ishte aksident në det, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam. Ka pasur dallgë, është futur dhe nga lodhja e ka lënë zemra. Po, ka pasur dallgë të forta. Nona ka qenë me të aty edhe e ka vuajtur shumë. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg, është e vështirë. Unë e kam kaluar e kam pranuar”.
Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.