Reperi nga Kumanova, Bardhi ka lansuar bashkëpunimin e radhës.
Pas “Ex” që rezultoi të jetë tejet e suksesshme, Bardhi ka sjell këngën “Rakia” në bashkëpunim me DJ Gimi-O.
Tashmë kënga gjendet e plotë në kanalin e YouTube, ndërsa është lansuar edhe në platforma të tjera.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) ka arritur që në vetëm pak kohë të jetë në fokus duke realizuar bashkëpunime me artistë të ndryshëm të estradës.
Reperi ndërkaq po shijon një sukses të madhe edhe sa i përket angazhimeve me koncerte, si në trojet shqiptare po ashtu edhe në disaporë.