Një burrë është arrestuar si shkak i bashkëjetesës me një të mitur të moshës 16-vjeçare në Pejë. Arrestimi ka ndodhur dje.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë, teksa njoftohet se 16-vjeçarja iu është dërguar familjes së saj.
“Pejë- Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet. Viktima pas intervistimit është dërguar te familjarët e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport