fbpx

Bashkëshorti i Vesa Lumes tregon vështirësitë që ai dhe familja e tij kanë hasur

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur bashkë me familjen e tij, Vesën dhe Lianin prej kohësh janë shpërngulur drejt Zelandës së Re për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Si Vesa ashtu dhe reperi gjithmonë janë shprehur se i kaa rdhur keq që janë larguar nga vendi i tyre por, nuk kishin rrugë tjetër pasi ky vend nuk i mundësonte dot shumë gjëra.

Jeta e re përtej Oqeanit ka pasur he peripecitë e saj, të cilat kanë qenë të shumta.

Për të arritur këtu ku ata janë sot kanë kaluar shumë vështirësi.

Pak orë më parë nëpërmjet një fotoje në “Instagram”, Basta ka rrëfyer pengesat e mëdha që ka hasur dhe i ka dhënë një këshillë tepër të vlefshme për familjen popullit shqiptar.

“Familja eshte gjeja me e shenjte ne kete univers! Jam i bekuar cdo te mijetat e sekondit qe jam i rrethuar me energji pozitive, me femi, niper e mbesa, me buzeqeshje dhe qetesi shpirterore… Ne gjithe rrugetimin deri me sot asgje nuk ka qene e lehte sikur duket ne foto. Ka pasur pengesa, lot dhe premtime. Djaj qe donin te na digjnin dhe budallenj qe mendonin se kishin te drejte te gjykonin vendimet tona.

Ne fund te fundit, eshte jeta jone dhe vendosim NE per te. Uroj me shpirt te jeni sa me te lumtur dhe qe te kaloni cdo pengese ne jete. Uroj te keni familjet sa me mire dhe femijet tju kene shendet! Sa jeni ne kohe dhe per aq sa keni ne dore, vendosni per te ardhmen e tyre.

Gishtin e mesit per ate qe ju bllokon endrrat dhe koken lart se jeni heronj ne syte e familjes suaj! Ju dua shume, edhe nese nuk ndajme te njejtat mendime rreth fushave te ndryshme! Kemi nevoje per njeri tjetrin ne keto kohe injorance!”– shkruan ai krah fotos të mrekullueshem familjare.

https://www.instagram.com/p/CGKAzWCpvka/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]