Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bashkëshortja e ‘Kemalit’ heq dorë përfundimisht?

nga Revista Kosovarja

Për të gjitha ata që po presin t’i shohin edhe një herë bashkë dy aktorët, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen, nuk ka lajme të mira. Siç është mësuar së fundi nga mediat turke, Fahriye Evcen ka vendosur që të mos përfshihet në asnjë projekt, me gjithë propozimet e disa producentëve mjaft të njohur në Turqi.

Fahriye ka refuzuar rolet që i janë propozuar kohët e fundit dhe kjo gjë, me sa duket, nuk u ka pëlqyer aspak fansave që gjithmonë i kërkojnë aktores të kthehet në ekran.

Shkak, sipas mediave turke, i këtyre refuzimeve, është edhe pandemia e Covid-19 që ka pushtuar të gjithë botën. Por njëkohësisht, aktorja ka thënë se këtë tërheqje po e bën edhe për shkak të djalit të saj i cili është ende i vogël dhe ka nevojë për kujdesin dhe vëmendjen e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]