Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bashkëshortja e kujton për ditëlindje me dhimbje e mall Blerim Pecin

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Blerim Peci, është ndarë nga jeta para kohe, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një mungesë të ndjeshme tek të gjithë ata që e njohën e vlerësuan si artist dhe njeri.

Ai kujtohet me shumë mall nga bashkëshortja e tij, Afërdita, e cila vazhdon ta përjetojë dashurinë dhe mungesën e tij çdo ditë, shkruan “Kosovarja”.

Në ditëlindjen e tij, Afërdita ndau një mesazh prekës, plot ndjenjë dhe dhimbje:

“Urime ditëlindjen, Beli im.
Beli që, në mënyrë konsistente, ka veç ditëlindje.
Çdo kujtim me ty e nga ty është një dhuratë që më mban gjallë e më jep forcë.
Do të dua përjetë – përtej kohës dhe botëve.”

Moneytizer Paragrafi 4

Mesazhi i saj ndikon thellë në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur Belin dhe dashurinë e tyre të rrallë.

Kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i ndritur, ashtu si edhe vepra dhe shpirti i tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]