Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bashkëshortja e “Osmanit” feston ditëlindjen

nga Revista Kosovarja

Burak Ozçivit është jo vetëm një talent i kinematografisë turke dhe një nga aktorët më të paguar, por edhe një familjar shumë i përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Bashkëshortja e Burakut, Fahriye Evcen festoi dje ditëlindjen dhe në këtë ditë të rëndësishme mori një surprizë shumë të ëmbël. Ndonëse i zënë me xhirimet e serialit “Osmani”, Burak e surprizoi bashkëshorten me një tortë në të cilën ishte vendosur foto e saj me djalin e tyre. “Sa më shumë vite të lumtura si familje”-shkruhej në tortë.

Surprizën e tregoi vetë Fahriye me një postim në Instagram duke i shprehur dashurinë publikisht Burakut. “Të dua zemra ime”-shkruajti bukuroshja turke.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]