Francesca Sofia Novello, bashkëshortja e ish-pilotit italian Valentino Rossi, ka postuar së fundi një foto në rrjetet sociale, ku tregon një detaj mjaft nteresant. Ajo ka bërë një tatuazh të ri, ku në fundshpinë ka shkruar numrin 46.
Ai është numri që ka mbajtur përgjatë gjithë karrierës së tij 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit. Një dedikim special i bashkëshortes së Rossit, që së bashku kanë një vajzë 1-vjeçare, Giulietta.
Bashkëshortja e Rossit ua ka treguar këtë tatuazh të ri edhe fansave të saj përmes një postimi në Instagram, duke marrë mjaft reagime e komente.