Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bashkimi bën fuqinë! Ava Max, Dua Lipa e Rita Ora me një bashkëpunim

nga Revista Kosovarja

Ava Max ka folur shqip në intervistën e saj të parë për mediat shqiptare

Mbi artikull

Këngëtarja e njohur në SHBA, foli për rrënjët e saj shqiptare dhe origjinën e prindërve të tyre, babait nga Qeparoi dhe nënës nga Saranda.

Ajo tregoi se nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, dhe këtë vit kishte planifikuar të vinte, por pandemia nuk e lejoi.

“Faleminderit. Jam shumë entuziaste të vij në Shqipëri. Do të vija këtë vit, por me situatën e virusit nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë vend. Por vitin tjetër me siguri. Dua të vi shumë dhe kam shumë familje atje që po në presin”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ava tregoi edhe lidhjen e fortë me gjyshen e saj dhe kujtoi gatimet e preferuara të saj:

“Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava në “Ditë e re”.

Ajo foli edhe për bashkëpunimin e shumëpritur me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën dhe tha se duhet të bëhet patjetër një këngë e përbashkët e tipit “Lady Marmalade”. Ava tha se me Duan nuk ka folur ende, por mezi pret ta takojë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]