Ish – cifti Beatrix dhe Donald u rikthyen në vëmendje të publikut duke u bërë top – lajm i medias rozë pasi postuan imazhe me syze të firmës së njejtë, duke lënë të aludohet se dyshja janë në lidhje.
Kjo gjë ra poshtë kur aktori Veshaj postoi prap syzet në story dhe bëri tag blogeren Sarah Berisha duke zbuluar se ato i përkasin Sarës.
Së fundi, artistja Ramosaj bëri një postim të radhës që mori vëmendje prap.
Ajo ka postuar një video nga nata e mbrëmshme ku ishte pjesë e një performance të një “Spiderman”, e siç e dimë është personazhi i preferuari i Donaldit dhe me veshjen e tij u shfaq edhe në partyn e “Post Big Brother VIP” dhe shpesh identifikohet me të.
Sot (e diele) ajo e ka postuar një video të tillë ku në mbishkrim kishte shkruar se: “Nata e kaluar ishte flakë”.