fbpx

Beatrix nuk di sa bëjnë 12+4

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është aktualisht një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP, pas afrimitetit dhe puthjes me Donaldin, i cili po quhet nga të gjithë ndjekësit si një tradhtar, pasi nuk i dha fund lidhjes me Borën dhe nisi një histori të re dashurie.

Së fundmi është parë që Beatrix nuk është edhe aq e mirë në matematikë.

Në një bisedë me banorët e shtëpisë, Beatrix ka treguar se është e dobët në shifra kur u pyet se sa bëjnë “12+4”, duke u përgjigjur me “26”.

Me të dëgjuar këtë, të tjerët filluan të qeshin, duke i treguar se përgjigja e saktë është “16”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]