Këngëtarja nga kosova, Beatrix Ramosaj, arriti për pak ditë të jetë në qendër të vëmendjes duke u bërë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Brenda shtëpisë artistja krijoi lidhjen me aktorin Veshaj, duke u krijuar trekëndshi, Bora – Donald – Beatrix, shkruan “Kosovarja”.
Ramosaj u komentua duke u gjykuar nga jashtë e shpesh herë duke u bërë virale deklaratat e saj që bënte në dhomën e rrëfimit.
Fjalia e famshme “Si i thonë bukur në shqip” e këngëtares u përqesh duke thënë se artistja nuk di të shprehet si duhet.
Kështu së fundi, duke qenë se Trixa u eliminua nga “Big Brother VIP” një javë më parë, ajo tani si duket po e merë me sportivitet gjënë e thënë.
Ajo ka postuar disa imazhe nga dukja e saj e mbrëmshme në prime -in e spektaklit ku dukej se e ka marë vetën dhe është në formë të mirë.
Ndërsa, ka ironizuar keq duke shkruar në mbishkrim: “Mbrëmë ka qenë një natë ehmm.. si i thonë ”bukur” n’shqip? 😜💕”.
View this post on Instagram