Këngëtarja e mirënjohur, Beatrix Ramosaj edhe pse tani shumë kohë jashtë Big Brother VIP, mbetet një ndër ish-banoret më të komentuara.
Pjesëmarrja e saj në spektaklin real bëri bujë të madhe e që po merrë ende vëmendje, shkruan “Kosovarja”.
Artistja vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale duke mos i lënë ndjekësit të ndjejnë mungesën e saj, ajo poston imazhe vazhdimisht.
Kështu ajo ka postuar edhe së fundi disa fotografi ku është shfaqur tërheqëse nga një koncert i mbrëmshëm ku ajo ishte pjesë e saj si publik.
“Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të më nevojitet ndonjëherë”, ka shkuara Beatrix në mbishkrimin e tyre.
View this post on Instagram
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme Beatrix krijojë një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, ndërsa pas daljes dyshja nuk janë parë më bashkë duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe këtë e treguan vetëm përmes InstaStory.