“Beauty Longue Cika” është një nga sallonet e njohura të bukurisë në Zvicër, që ofron shërbime bukurie të një niveli të lartë profesional. Cika, pronarja e sallonit është nga ato femrat ambicioze, e korrekte që çdo punë e bënë me maksimumin e përkushtimit dhe pasionit.
Së fundi, Cika ka nisur një bashkëpunimtë suksesshëm me Qendren e Dobësimit të Shkenda Duboves, ku rezultatet janë të mahnitshme. Tashmë të gjithë ata që jetojnë në Zvicër dhe duan ta bëjnë ëndrrën realitet për tu dobësuar, shansin e kanë në derë të shtëpisë.
Si nisën të të thërrasin Cika, pasi kështu të njohin të gjithë?
Në fakt, pseudonimi im është Cika dhe tashmë kështu më thërrasin e njohin të gjithë, familjar, miq, bashkëpunëtor, kliente.
“Beauty Longue Cika” është një nga sallonet e famshme shqiptare. Si lindi idea për hapjen e një salloni të tillë bukurie?
Këtë punë e kam filluar para 13 vitesh si hobi, e që me kalimin e viteve u bë profesioni im i preferuar. Për vite me rradhë kam punuar në një studio të vogël ë e kam pasur në shtëpi dhe pastaj hapa Lokalin ne Oftringen-Aargau qe kam qe 3 vite me sukses
Cilat janë shërbimet që ofroni?
Në “Beauty Longue Cika” bëjmë mbjellje thonjsh, mbjellje qerpikësh, pedikyr, etj.
Shërbimi më i veçantë?
Shërbimet që i ofrojmë të gjitha i bëjmë në mënyrë profesionale dhe me produkte cilësore. Jam shumë krenare që klientet tona janë përherë të kënaqura dhe kthehen sërish për shërbime të tjera.
A është sfiduese të jesh femër dhe ti bësh të gjitha vetë në biznes?
Në fakt është diçka shumë e bukur të merresh me biznes dhe punën që e do. Unë lumturohem çdo ditë nga ajo që bëjë.
Ju jeni njëra ndër ato që keni zgjedhur që së bashku me Shkenda Duboven të lidhni partnerit për hapjen e Qendrës së dobësimit në Oftringen të Zvicrës?
Për këtë kohë kaq të shkurtër qe kam filluar me këtë biznes me Shkenden, kam shumë çka të flasë, sepse jemi në hapat e suksesit të madh në Zvicër. Ndihem shumë me fat që pata mundësinë që të punoj me një njeri aq me vlerë, profesional e korrekt si Shkenda Dubova.
Cilat janë sukseset tua më të mëdha në fushën e bukurisë?
Deri sot jam krenare me çdo hap që e kam ndërmarr.
A ndodh ndonjëherë të mburresh me veten?
Se pari mburrem jashtëzakonisht shumë me rrethin që kam dhe pastaj me vetën. Mendoj që vetëm askush nuk mund të bëjë asgjë, është rrethi që të shtyn rreth gjërave të bukura.
Komplimenti më i mirë që merr?
Më thonë të mos ndryshojë kurrë, të rri siç jam.
Cila është jeta jote jashtë profesionit?
Koha e kaluar me familjen dhe shoqërinë, pa të cilët nuk do të isha këtu ku jam.
Për fund?
Faleminderit të gjithë atyre që më duan dhe më respektojnë.
N.Neziri