Ajo është njëra nga artistet shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për yllin nga Dibra, Bebe Rexhën, e cila e tillë shfaqet edhe në këto të fundit që ka shpërndarë në Instagram.
E ndjekur nga mbi dhjetë milionë njerëz, biondja duket joshëse e me plot stil në një paraqitje të radhës nga Los Angeles, Kaliforni.
View this post on Instagram
Krijuesja e hitit “Meant To Be” shfaqet në formë të mrekullueshme në një kostum ngjyrë kafe të përzier e me dekolte të hapur.
Postimi ka bërë që për vetëm një orë të marrë mbi 100 mijë pëlqime.
32-vjeçarja momentalisht po shijon suksesin e albumit të ri “Better Mistakes” që u prit shumë mirë edhe nga publiku.