Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bebe Rexha po vjen me këngë shqip?

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngjallur entuziazëm masiv pasi në rrjetin social TikTok është shpërndarë një video nga studioja e saj e regjistrimit.

Ajo që e bën këtë lajm veçanërisht të rëndësishëm, është fakti që kënga është në gjuhën shqipe.

Ky veprim vjen si një nderim ndaj origjinës së saj dhe konsiderohet si një dhuratë për publikun shqiptar, i cili e ka mbështetur gjithmonë karrierën e saj ndërkombëtare.

Ky projekt shënon një kthim pas tek rrënjët e saj, duke integruar gjuhën amtare në repertorin e saj, i cili është dominuar kryesisht nga hitet në anglisht.

Moneytizer Paragrafi 4

Pavarësisht se detajet e plota rreth këtij projekti, ende nuk janë bërë publike, zbulimi i këtij fragmenti ka rritur ndjeshëm pritshmëritë. Momentalisht, lajmi kryesor mbetet fakti që Bebe Rexha po i dhuron publikut diçka të veçantë në gjuhën shqipe, duke ecur kështu në hapat e disa artistëve të tjerë shqiptarë që kanë pasur sukses ndërkombëtar, por që kanë mbajtur lidhje të forta me trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhësore.

@vibesyncer0 🔥🔥🔥 #beberexha #bebe #albania #albanian #🇦🇱 ♬ original sound – vibesyncer0

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]