Derisa u bë virale video gjatë konferencës e boksierit shqiptarë, Florian Marku, të shumta kanë qenë reagimet e vipave të estradës të cilët e pëlqenin veprimin e tij.
Së fundi, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shkruan “Kosovarja”.
Ylli hollivudian ka shpërndarë videon e boksierit shqiptar me mbi 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e publikuar në InsatStory.
🔥 FIRST FACE OFF 👀 #ProdanMarku#JoshuaUsyk pic.twitter.com/1lANPVHcEj
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) September 23, 2021
“Damn (Oh dreq)”, ishte mbishkrimi që ka shkruar Bebe mbi postimin, ndërsa në koment i bashkangjit edhe një emoji flakë krah flamurit shqiptar.
Ndërkohë Marku e falënderon për përkrahjen.