Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale gjatë këtij viti, ndërsa dje në Instagram ka hedhur foto nga pushimet me të dashurin e saj.
Megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar për fansat disa fotografi të reja, duke dhënë kështu indikacione se shumë shpejt mund të pritet diçka e re nga ajo.
Ndërkohë, Rexha duket se po ndjehet e lumtur dhe më se e plotësuar edhe në jetën private.
Kjo pasi 32-vjeçarja publikoi të premten një sërë fotografish të realizuara në bregdet, ku shihej mjaft e lumtur dhe në formë të mirë fizike.
Në imazhin e parë, ajo madje mund të shihet me dorën e kapur nga i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje prej dy vitesh.
View this post on Instagram