Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, prej disa ditësh është duke qëndruar në Itali.
Ajo ka ndjekur nga afër koleksionin e ri të markës së famshme “Dolce dhe Gabanna”, derisa atje festoi edhe ditëlindjen e 32-të.
Së fundi, ka ndarë disa fotografi në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.
Biondja shfaqet e veshur me një fustan transparent të zi duke vënë në pah linjat e bujshme trupore.
Dukjen e kompletoi me një palë syze e po ashtu edhe me take të tilla, të po së njëjtës ngjyrë.
“Mirupafshim Itali”, ka shkruar ajo duke njoftuar fansat se po largohet nga Italia për në shtëpinë e saj në Los Angeles.
View this post on Instagram
E njëjta ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Keyan Safyari, me të cilin edhe u paraqit në promovomin e koleksionit të ri të “Dolce dhe Gabanna” në Venedik.
View this post on Instagram
Ata po shijojnë lidhjen prej më shumë se një vit, teksa Rexha në një moment theksoi: “Më pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është një njeri i mirë. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai është duke kuptuar karrierën time dhe atë që bëj”.