Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bedri Halimi : Elegji për Arsim Kurtishin

nga Revista Kosovarja

ELEGJI PËR ARSIM KURTISHIN
Sot Sharri duket më i zbrazët,
rrugët më të heshtura,
e kujtimet më të rënda se fjala.
Me ty ndava bukën e studentit,
netët e gjata me libra e biseda,
dhomën e vogël që u bë shtëpi,
e ëndrrat që i rritnim si dritë në errësirë.
Sjellja jote – shembull.
Edukata jote – nder.
Respekti yt – i pastër si uji i burimit,
sidomos ndaj meje,
kur dola pas atyre viteve të rënda,
ti më prite me zemër, jo me paragjykim.
Si burrë me shpirt njerëzor e kombëtar.
Si pjestar i Policisë së Kosovës,
ishe uniformë me dinjitet,
zë i qetë në mes të zhurmës,
shembull në sjellje,
respekt për secilin që pate përballë.
Ishe polic shembull–
ishe njeri.
Ata që të takuan,
panë në ty jo vetëm zyrtarin,
por njeriun.
Cima Arsim,
edhe nën hijen e sëmundjes
më the: “Kafen do ta pimë.”
E unë e ruajta atë fjalë si premtim pranvere.
Por sëmundja, e pamëshirshme,
na e theu filxhanin pa e mbushur.
Sot lutem që Zoti
të të ketë bërë banor të Xhenetit,
aty ku shpirtrat e mirë gjejnë paqe
dhe dhimbja s’ka më vend.
Lamtumirë, Arsim Kurtishi.
Emri yt do të jetojë në kujtimet tona,
në respektin që le pas,
në dashurinë që dhurove.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]