Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bedri Istrefi: Ndihem i turpëruar që marrë 5 180 euro pagë

nga Revista Kosovarja

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se ndihet i turpëruar nga paga e tij shumë e lartë. Ai ka kërkuar t’i ulet ajo. Sipas tij, 1 muaj pasi mori detyrën kërkoi që pagat të ulen, mirëpo shton se ai këtë gjë nuk ka të drejtë ta bëjë vetë.

Mbi artikull

“Dëgjo, paga jem është 5180 euro. Edhe në bordin e kaluar, kërkesë me shkrim kam bërë, 1 muaj pasi e kam marrë detyrën e kryeshefit, kam kërkuar që të ulen pagat.

Jam duke u ndjerë i turpëruar në cfarë situate jam duke menaxhuar e të kem një pagë të tillë. NUk kam të drejtë unë t’ia ulë pagën vetes. Unë këtë pagë që e kam sot, e kom gjetë në Telekomin”, ka thënë Istrefi në “Dukagjin”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]