Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bëhen bashkë zjarrfikës, policë e vullnetarë për të shuar zjarrin në Prevallë

nga Revista Kosovarja

Për të shuar zjarrin në bjeshkët e Prevallës janë bërë bashkë zjarrfikës, policë e vullnetarë.

Mbi artikull

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pasur takim me Drejtoreshën e Emergjencave të komunës së Prizrenit dhe zyrtar të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit”.

“Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, tha Bytyqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]