Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bëhet viral ‘incidenti’ i Gjestit mbrëmë në skenë

nga Revista Kosovarja

Rikthimi i Gjestit në skenat e klubeve të natës po rezulton vërtet energjik. Këngëtari i njohur, i cili së fundmi ka rinisur performancat e tij live, ka dhuruar një atmosferë fantastike mbrëmë në një nga klubet në Tiranë. Por, bashkë me energjinë e lartë dhe entuziazmin e publikut, erdhi edhe një moment mjaft komik që po bën xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar shumë të qeshura.

Mbi artikull

​Teksa po këndonte hitin e tij të ri “Fuqishëm” dhe ishte zhytur plotësisht në atmosferën e mbrëmjes, këngëtarit i ka rrëshqitur papritur mikrofoni nga dora, duke përfunduar drejtpërdrejt në mes të turmës që po kërcente me të. Kjo këngë, e cila i ka dhënë akoma më shumë ritëm natës, është pjesë e EP-së së tij më të re. Ky projekt muzikor përmban pesë këngë dhe u publikua më 8 maj, duke e rikthyer fuqishëm Gjestin pranë fansave të tij besnikë.

​Ky episod i vogël dhe tejet simpatik u kalua me shumë sportivitet nga vetë artisti, por edhe me ovacione e përkrahje nga të pranishmit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]