Tashmë dihet se Behgjet Pacolli nuk ka kandiduar për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, shkruan Kosovarja .
Sot , derisa u publikuan listat e kandidatëve të Partive për zgjedhjet parlamentare , Pacolli e pati një ditë speciale . E për çfarë ishte kjo ditë , e enjte , 12 dhjetori speciale , Pacolli e shënoi në rrjetet e tij sociale . “ Sot është një ditë speciale për ne, sepse djali ynë, Armani, sapo mbushi 12 vjet. Armani sot feston një përvjetor të veçantë: ai lindi në orën 12:00 të datës 12, muajit 12, vitit (20)12, dhe sot mbush plot 12 vite. Ne i urojmë ditëlindjen çdo fëmije që ka lindur në këtë ditë të veçantë e Armanit i dëshirojmë jetë të gjatë dhe gjithmonë të lumtur!