Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bëhuni gati për surpriza të reja nga Beart Rexhepi

nga Revista Kosovarja

“ Shou televiziv ‘’Përputhen”, po vazhdon dhe secilën herë , për çdo edicion veç sa po rritet interesimi dhe po aq më shumë edhe shikueshmëria gjithandej, shkruan Kosovarja.

Mbi artikull

Përfaqësuesi nga Kosova , tashmë i njohuri , Beart Rexhepi nga Prishtina, që nga shfaqja e parë, menjëherë është vënë në fokus të ndjekësve të shumtë, të “Përputhen”, por edhe medieve të shumta rozë.

Vlen të përmendet, sharmi , qëndrimi,veçantia e djaloshit nga Prishtina, por edhe modestia dhe origjinaliteti i tij kanë rënë në sy edhe të vajzave pjesëmarrëse në këtë shou televiziv dhe jo vetëm , aq edhe në komentet e shumë ndjeksëve të emisionit , tek çmohet sidomos sinqeriteti i tij gjatë prezantimit dhe debateve të zhvilluara aty.

Bearti , u vlerësua pozitivisht edhe në takimin që e pati me Anën , e cila ajo e përzgjodhi në edicionet paraprake e, të cilën Bearti , që me takimin e parë siç edhe shkruhej në media – “ e zbuti vajzën e ashpër” .

Moneytizer Paragrafi 4

Sonte , Tea, bukuroshja biondinë, një nga konkurrentet interesante të emisionit, e ka përzgjedhur djaloshin nga Prishtina për takimin e radhës. Kjo përzgjedhje e saj për takimin me Beartin , çuditërisht zgjoi xhelozi tek Fatjoni, i cili e shprehu dhe reagoi zhurmshëm pas këtij momenti.

Se, si do të shkojë takimi mes dyshes simpatike Tea dhe Beartit mbetet për tu parë në emisionet e ardhshme . Gjëra interesante e surpriza na presin./Kosovarja

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]