fbpx

Behxhet Pacolli rrëfen jetën e vështirë: Punoja punë të rënda

nga Revista Kosovarja

Një nga shqiptarët e sukseshëm në botë në fushën e biznesit dhe ish Presidenti i vendit, Behxhet Pacolli, kohë pas kohe në hapsirat e tij në rrjete sociale zgjedh të ndajë copëza nga jeta e tij.

Të njejten e ka bërë edhe së fundi përmes një postimi të lënë në Facebook, ku ka ndarë me ndjekësit një foto dhe mbishkrim që flet për jetën e tij të dikurshme.

“Rrugës për në punë, gjatë viteve të 70-ta në Hamburg. Punoja punë të rënda fizike për të financuar studimet e mia. I vetmuar, mbajta familjen time të madhe në Kosovë. Unë e di ndjenjën e të jetuarit në vend të huaj”.

Ky është mbishkrimi i fundit i Pacollit, shoqëruar me një foto nga periudha të cilen ai e rrëfen, shkruan “Kosovarja”.

Të arriturat e Behxhet Pacollit në fushën e biznesit dhe politikës, tashmë njihen edhe botërisht.

No description available.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]