Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bëj seks të çmendur me kunatin sepse nuk mund ti rezistoj

nga Revista Kosovarja

Një grua 25-vjeçare ka rrëfyer një ngjarje nga jeta e saj.

Mbi artikull

Ajo ka treguar se kryen marrëdhënie seksuale me vëllain e të fejuarit të saj, megjithëse e dashuron këtë të fundit dhe nuk di si të dalë nga kjo situatë.
Rrëfimi i plotë dhe përgjigjja e psikologes:

“Jam në prag të martesës, por kam nisur një marrëdhënie të mahnitshme seksuale me një djalë i cili do të jetë kunati im. Nuk është se si i planifikova unë gjërat, po kështu erdhën vetë”.

“Jam 25 vjeçe dhe e fejuar prej pesë vjetësh. I fejuari im është 28 vjec. E takova në një festival muzikor. Ai është një muzikant i shkëlqyer dhe një person i mrekullueshëm, përveç faktit që merr drogë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në fillim më premtoi se do të hiqte dorë prej saj dhe do të pastrohej, por kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani”.

“Jeta jonë seksuale është zbehur, edhe pse kur u njohëm fillimisht, seksi me të ishte i mrekullueshëm”.

“Nuk kisha planifikuar ta tradhëtoja, por isha e dëshpëruar, kisha nevojë që të flisja me dikë dhe vëllai i tij ishte i gatshëm gjithnjë për mua. Ai është 24 vjeç”.

“Gjithmonë e pëlqeja atë, edhe pse jo në atë mënyrë si tani. Ose të paktën nuk e kisha kuptuar. I fola kunatit për problemet në shtrat me vëllanë e tij”.

“Shkurt, ai më ftoi në shtrat…e unë nuk munda t’i rezistoja. Bëjmë seks të egër, por e di që lidhja jonë nuk ka kuptim dhe ne të dy nuk duam të jemi së bashku”.

“Unë ende e dua të fejuarin tim dhe është ai me të cilin dëshiroj të jem”.

“Kam humbur të gjithë vetëbesimin, pasi i fejuari im më ka hedhur poshtë kaq shumë herë. Ai nuk do të më puth apo të më përqafojë. Si te dal nga kjo situate?”.

Përgjigja e Psikologes:

“Ai po të mban për ndihmë? Përderisa vazhdon të marrë drogë, ti do ti kesh sytë te vëllai i tij. A është kjo ajo që do të preferonit vërtet?”.

“Ndihet sikur nuk jeni të sinqertë, jo me mua dhe ndoshta jo me veten tuaj”.

“Jeni të fejuar për pesë vjet. A janë këto pesë vjet të lumtura? A ju bëri të ndiheni e dashuruar? Ndahu. Lidhja juaj është e bazuar në një gënjeshtër”.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]