Të gjithë e dijnë hitin e madh “Vetë më the të dua”, një ndër këngët e bukura që ka mbetur në mendjen e publikut.
“Vetë më the të dua” është hiti ngjitës, që sapo ka ardh në një verzion shumë të veçantë, kënduar nga Bekim Ibrahimi.
Këngëtari i afirmuar, me karrierë të gjatë e të bujshme, ka lëshuar për publikun coverin e kësaj kënge, interpretuar me dashuri, ëmbëlsi e finesë muzikore.
Arsyea se përse Bekim Ibrahimi vendosi ta ri-bëjë këtë këngë, është se ai gjithmone e ka kënduar live në çdo mbrëmje.
Orkestrimi dhe masterizimi mbajnë vulën e Edmond Rrapit. Kënga vjen e vizualiziar me videoklip dhe xhirimet janë bërë në “Tropical” në Durrës dhe në parkun e Tokbashqes në Prishtinë. Në realizim ka ndihmuar edhe koreografja Arta Paspali. Videoklipi është punuar nga produksioni “Artfabe”.
Coveri i hitit të pavdekshëm “Vetë më the të dua” nga Bekim Ibrahimi është pritur shumë mirë nga publiku.