Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bekim Ibrahimi shpërthen si “Vullkan” në hitin e fundit për këtë vit

nga Revista Kosovarja

Këngëtari që dikur ishte mjaft aktual e i angazhuar, kishte një pauzë relativisht të gjatë në muzikë, por tani është kthyer fuqishëm në skenë dhe pranë publikut.

Mbi artikull

Gjatë 2020-shit, Bekim Ibrahimi pati një shëpërthim me projekte të ndryshme, të gjitha të dëgjuara e të pëlqyera.

Këtë vit të bujshëm për të në aspektin muzikor, këngëtari kosovar, por qe jeton në Zvicër, po e kurorëzon me një hit, me këngën me titull “Jam vullkan.”

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo këngë sipas tij ka lindur në rrethana të jashtëzakonshme, pasi idea për të morri jetë teksa po nisej për Shqipëri e Kosove për të realizuar disa projekte dhe në moment merr vesh që Zvicra e vendos si zonë rreziku edhe Shqipërinë. Nga mllefi, Bekimi thotë se u ul në keybord dhe nisi të luante diçka, që doli të jetë këngë “Jam Vullkan”.

Siç mund të kuptohet tashmë, teksti dhe muzika e këngës është krijuar në momente “shpërthimi vullkanik” nga Bekim Ibrahimi, ndërkaq orkestrimi dhe masterizimi janë realizuar në studion e Edmomd Rrapi. Kënga është vizualizuar me videoklip nga produksioni “Art Fabe”.

Mësojmë se ky projekt e mbyll vitin artistik të këngëtarit, për të pasuar këngë e videokipe të reja në vitin e ri 2021.

Më poshtë keni videoklipin e këngës “Si vullkan” nga Bekim Ibrahimi:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]