Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bekim Jashari breshëri akuzash ndaj Lushtakut

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka lëshuar akuza në drejtim të Sami Lushtakut, i cili sot shpërndau ndihma për banorët e Drenicës, në të cilat ishte vendosur logoja e PDK’së.

Mbi artikull

Jashari ka thënë se këto veprime të Lushtakut janë të pafalshme derisa ka akuzuar ish-Kryetarin e Skenderajt se s’ka shkuar në luftë për të keqpërdorur skamnorët pasluftës.

“Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore. Bashkëluftetarët tuaj Sami nuk dhanë jetën për këtë vend që ti të luash me ndjenjat e integritetin e të varfërve, t’i imponosh atyre përkrahjen për partinë që të marrin pako ushqimore”, ka shkruar Jashari, në një reagim në FB.

Sipas tij, letra me emër të partisë që përfaqëson e vendosur në pako ushqimore tregon më së miri për qëllimin dashakeq që keni pasur për t’i ndihmuar këto familje.

Moneytizer Paragrafi 4

“Edhe në këtë situatë emergjente u kujtove e zgjodhe të luash me fatin e të varfërve e të bësh fushatë me ta. E tmerrshme! Edhe në luftë paske ndihmuar qytetarët si duket po me qëllime të njejta fyese e denigruese”, ka shtuar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]