Bekim Jashari është kryetari i komunës së Skenderajt, i cili vazhdon të jetë ndër personazhet më të komentuara në rrjete sociale.
Përveç që është mjaftë i përkushtuar në punën e tij, duke u admiruar nga bashkëqytetaret ai është mjaftë i hapur edhe për jetën private duke publikuar imazhe nga më të ndryshmet në ambiente familjare, shkruan “Kosovarja”.
Edhe gjatë muajit të Ramazanit ai ka treguar se është duke agjëruar duke publikuar imazhe të bukura.
Mbrëmë ai ishte në iftar te motra e tij Besarta, ku ndau një imazh në rrjetin social.
“Për iftar të motra
Zoti ju dhashtë berëqet e ju pranoft agjërimin”, ka shkruar ai./Kosovarja/