Muaji Maj ishte muaj i bekuar për çiftin simpatik.
Miloti e Belkizja janë dyshja e pëlqyer e publikut shqiptar të cilët komentohen për çdo paraqitje të tyre duke qenë të veçantë, shkruan “Kosovarja”.
Lumturinë më shumë ua shtoj ardhja ne jetë e djalit të tyre Tianit, me të cilin nuk ndalen se publikuari imazhe duke u kënaqur te gjithë së bashku.
Këto ditë të bukura me diell Belkizja po i shfrytëzon duke dalë në shëtitje me djalin e që këto momente i ka publikuar edhe në profilin e saj në Instagram.
Me veshje sportive e një kapele në kokë, e me karrocë të personalizuar me krahë të ëngjullit për vogëlushin, nënë e bir po i japin hijeshi edhe vendit./Kosovarja/