Belkiz Kera, vajza me prejardhje nga Vushtrria është një ndër më të komentuarat në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.
Bashkëshortja e futbollistit të njohur shqiptar, Milot Rashicës, Belkiz Kera është mjaft e ndjekur në rrjete sociale.
Ajo është aktive me postime të shumta në rrjete sociale duke ndarë momente me ndjekësit gjatë përditshmërisë së saj.
Së fundi ka publikuar një fotografi me partnerin e saj ku shfaqet mjaft e lumtur pranë tij.
Çifti shihen të buzëqeshur e të lumtur për të kaluar kohë në shoqëri të njëri-tjetrit.
Ndryshe, çifti tash e sa kohë janë bërë prindër për herë të parë dhe kanë një kujdes të shtuar ndaj fëmijës teksa pothuajse gjithë kohën e kalojnë së bashku. /Kosovarja/