Bella Hadid po zbuloi të vërtetën për sëmundjen e saj Lyme dhe atë me të cilën përballet çdo ditë.
“E vërteta. Sëmundja e padukshme… ”, ka shkruar Bella në Instagramin e saj duke ripostuar një grafik nga autori i “Palestina në një pllakë” Joudie Kalla.
Grafika paraqiste shumë simptoma me të cilat mund të përballen ata me sëmundje, dhe Bella zbuloi se cilat simptoma i shfaqen çdo ditë.
“Cdo ditë ndjej të paktën 10 nga këto atribute pa dështuar … që kur isha 14 vjeç, por më agresivisht kur u bëra 18 vjeçare,” ka shkruar modelja 23-vjeçare.
Bella tregoi për simptomat si dhimbja e kokës, marramendje, pagjumësia, një ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, ankthi, konfuzioni, vjellja, ngrënia e çrregulluar, dhimbja e nyejve dhe shtimi dhe humbja e peshës.