Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bella Hadid: Zemra ime është me popullin e Iranit

nga Revista Kosovarja

Modelja Bella Hadid deklaroi se zemra e saj është me qytetarët iranianë dhe çdo civil që vuan pasojat e tensioneve dhe sulmeve të fundit.

Mbi artikull

Ajo theksoi se e ardhmja e Iranit duhet t’i përkasë popullit, jo udhëheqësve që i përdorin për interesa politike.

Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe për ruajtjen e humanizmit.

Hadid gjithashtu u kërkoi ndjekësve të saj të mbështesin organizatat humanitare që veprojnë në rajon.

Moneytizer Paragrafi 4

Modelja, me origjinë palestineze, ka folur shpesh publikisht për konfliktet në Lindjen e Mesme dhe për pasojat humanitare të luftërave, veçanërisht në Palestinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]