Në epokën e sotme digjitale, shëndeti i syve është në rrezik, duke çuar në rritjen e problemeve me shikimin. Ushtrimet që mund t’i bëni kohë pas kohe ndikojnë për të pasur sy të shëndetshëm. Në fund, bëni përpjekje të flini aq sa duhet
Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.
Më poshtë janë disa ushtrime të syve, të cilat nuk do t’ju marrin shumë kohë, e gjithashtu janë shumë të lehta për t’u bërë:
– Mbyllni sytë për dy minuta – ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve.
– Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.
– Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.
– Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.