Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bëni maskë natyrale për fytyrë duke përdorur ujin e orizit

nga Revista Kosovarja

Aziatiket me shekuj të tërë përdorin ujin e orizit në shërbim të bukurisë, pa marrë parasysh a është fjala për kurimin e fytyrës, trupit apo flokëve.

Mbi artikull

Struktura e butë e ujit të orizit qetëson lëkurën e irrituar, shkëlqen tenin dhe i bën mirë lëkurës së thatë.

Gjithashtu, vera e orizit përmban kolagjen, e mban lëkurën elastike dhe zvogëlon shenjat e plakjes.

Antioksidanti i orizit e pastron lëkurën, e freskon, e hidraton dhe ngadalëson shfaqjen e rrudhave.

Moneytizer Paragrafi 4

Maska e thjeshtë për fytyrë nga uji i orizit bëhet kështu:

Ju nevojitet një filxhan oriz organik dhe një pecetë pëlhure.

Lëreni orizin në ujë tërë natën, ndërsa të nesërmen ujin e ndërroni dhe orizin e zieni. Kullojeni orizin dhe ujin lëreni të ftohet.

Pecetës së pëlhurës ia pritni ato pjesë ku duhet t’i keni të zbuluar sytë, hundën dhe gojën, pastaj futeni në ujin e ftohur 10 minuta.

Pecetën e njomur vendoseni në fytyrë dhe mbajeni maskën rreth 15 deri 30 minuta. Pas përdorimit lajeni fytyrën me ujë të zakonshëm.

Kjo maskë është e pasur me flavonoide, të cilat pengojnë shfaqjen e rrudhave, freskojnë dhe tendosin lëkurën. Maskën mund ta përdorni çdo ditë.

Vërejtje: Para përdorimit të maskës konsultohuni me dermatologun.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]