Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Beniada e lëpiu në fytyrë Ilirin

nga Revista Kosovarja

Spektakli i kësaj të premteje do të ishte dhe nata e rrëfimit të jetës së Ilirit.

Spektakli i kësaj të premteje do të ishte dhe nata e rrëfimit të jetës së Ilirit.

Ai tregoi gjithë vështirësitë që ka kaluar për tu evidentuar në karrierën e tij, edhe pse ishte një emigrant. Iliri tregoi edhe për lindjen e vajzës së tij, fëmijërinë e së cilës e ka plagë që nuk ka mundur ta shijojë dot.

Padiskutim do rrugëtimi i jetës së tij do të ndalej edhe tek tradhëtia që ai ka bërë kundrejt bashkëshortës së tij, veprim të cilin e kishte rrëfyer disa ditë më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

‘’Mendoj se gruaja më ka ndjekur dhe se ka besim tek unë. Ndërsa për Emilyn di të them që fle dhe zgjohem çdo natë me të’’,- tha Iliri.

Surprizë për të kishte ardhur dhe një letër nga vajza e tij, teksa i shkruan se jeta e tyre po shkon shumë mirë pavarësisht mungesës së madhe që po ndjejnë për të.

‘’Të dua shumë dhe na mungon…’’,- shkruan ndër të tjera Emily.

Gjithashtu në ambjentet e shtëpisë kishte mbërritur edhe bashkëshortja e tij, e cila deklaroi se ndihej e ofenduar për faktin se Iliri ka zgjedhur të bëjë publike tradhëtinë e tij.

”Kisha nevojë të lirohesha. Ishte një dhimbje që doja ta nxirrja jashtë”,- tha Iliri.

Bashkëshortja e tij tregoi hapur se ishte edhe pak xheloze për marrëdhënien që ai ka krijuar me Beniadën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]