Beniada ka qenë banorja e cila sonte ka pranuar një surprizë të mundësuar nga produksioni.
Modelja shqiptare e cila ka vite që jeton në Itali është dashur të largohet nga shtëpia më e famshme e momentit.
E pritur nga një person i stafit, Beniadës i janë mbyllur sytë me një shami të kuqe, në mënyrë që mos të shihte asgjë.
Modelja shqiptare është dërguar në ambientet e emisionit Procesi Sportiv, drejtuar nga Manushi dhe Alesia Bami.
Manushi është shprehur se kur të dalë Beniada nga Big Brother VIP, i ka dyert e hapura në emisionin Procesi Sportiv.