Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Benita flet për raportin që ka me Klodin

nga Revista Kosovarja

Benita Zena ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Klodian Mihajn, me të cilin u përfol gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova 4”.

Mbi artikull

Gjatë kohës në shtëpinë e famshme, Benita kishte shprehur pëlqim për Klodin, por pas përfundimit të aventurës ajo ka treguar se mes tyre aktualisht nuk ka komunikim.

Në një intervistë për “Artistët shqiptarë”, ajo tha se nuk kanë kontakte dhe se gjithmonë ka pasur parasysh faktin që Klodi kishte një lidhje jashtë shtëpisë.

“S’kemi kontakte. Nuk e di as unë vetë. Unë e kam cekur brenda “Bigut” se Klodi e ka një lidhje jashtë dhe nuk dua t’i prish punë kurrë në jetë, kështu që të kemi një raport shoqëror”, u shpreh Benita.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo shtoi se pas daljes nga spektakli kanë ndodhur shumë gjëra dhe secili ka vazhduar rrugën e tij.

“Mandej dolëm prej “Bigut”, ndodhën shumë gjëra. E ka zgjedhur rrugën e vet, vazhdon edhe pa të”, përfundoi ajo.

Klodi tani po shijon një lidhje romantike me Elijona Binakajn, e cila po ashtu ishte pjesë e “Big Brother”-it.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]