Në fillim të këtij muaji, saktësisht në mëngjesin e 4 dhjetorit, në fshatin Hajvali ndodhi një aksident komunikacioni, ku u godit një këmbësor.
14 ditë pas aksidentit, këmbësori i goditur, nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot (18.12.2020), rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur me datën 04.12.2020, në fshatin Hajvali ka ndërruar jetë. “
“Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës B.Z (mashkull) 39 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, u shprehë ajo.