Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Berisha niset drejt selisë blu: “Ballkani i Hapur” u themelua nga Vuçiç

nga Revista Kosovarja

Ish-Kryeministri Sali Berisha është nisur për në selinë, ku do t’ju bahskohet protestuesve dhe të nisë më pas marshimi drejt Kryeministrsë. Pritet që ish-kryeministrisë të mbajë një fajlim fillimit përpara Partisë Demokratike.

Mbi artikull

Në dalje të shtëpisë së tij, Berisha mbajti një fjalim të shkurtër duke mos ngurruar të ironizojë me Lulzim Bashën. Ai i pyeti gazetarët më ‘më gjeni pak deklaratat e Bashës kundër Ballkanit të Hapur”, dhe më pas është përgjigjur vetë duke thënë “a nuk ka”

“Dua të përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë shqiptarët sot që bashkohen në protëstën e aprë më të fuqishme për mbrojtjen e interesit kombëtar të shkelmuar nga regjimi i kreut të Meduzës, Edvin Rama. Jemi kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup. Është kundër kësaj aleancë të mishëruar në atë që quhet Ballkan i Hapur, por në fakt kundërshtohet nga 3 vendet e tjera të Ballkanit, por konsiderohet aleancë e rrezikshem dhe nga Kroacia. Kemi të bëjmë me një qëndrim për mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve që është integrimi në BE. Kjo nisëm i kundërvihet në mënyrë të paskrupplt nismës së Berlinit, e frymëzuar nga Aleksandër Vyçuciç, dhe vëllai i tij siamez, Edi Rama”, tha ai.

I pyetur nëse po i tregon forcë Bashës, Berisha tha: “Ballkani i Hapur u themelua nga Vuçiç në Novisad. Por nëse ka një gjë të rëndë që Lulzim Basha, tradhtoi njësoj si pengëmarrësi i tij është pesha kombëtare. Më gjeni deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur?. Apo nuk egzistojnë.”

Moneytizer Paragrafi 4