Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bernadri i BBVIP 4: Kushurira e dinte të vërtetën, ëndrra që më tregoi se isha i adoptuar

nga Revista Kosovarja

Bernard Hulme ka zbuluar historinë e birësimit të tij, e cila i konfuzoi ndjekësit.

Mbi artikull

Në fakt pati dyshime që tek letra që i dërgoi e ëma në BBVA.

Teksa ishte i ftuar në “Pardon My French”, ai tha se është birësuar që kur ka qenë 6 muajsh.‘Unë jam i birësuar që 6 muajsh, prindërit e mi vendosën që të mos e ndanin atë gjë me mua, por ashtu siç rodhi jeta në moshën 37-vjeçare mora vesh që isha i birësuar. Aty u shpalos një histori…’

Më pas, ai vijoi duke treguar të gjithë historinë:‘Unë isha i vetmi person në familje që nuk e dija. Kam qenë i rrethuar me dashuri gjatë gjithë kohës dhe ka qenë e tepruar madje. Ashtu edhe kujdesi ndaj meje. Kam qenë qendra e vëmendjes, gjithmonë i përkujdesur dhe plot dashuri.Kjo rodhi nga një histori tepër e veçantë. Ishim me kolegët e punës nga Vodafoni në një ambient lodrash ku aty ka edhe disa kabina të vogla për njerëz që tregojnë fatin.

Moneytizer Paragrafi 4

Shumë skeptik dhe absolutisht që nuk besoja në ato gjëra por i thashë shokut të ngushtë. Unë nuk hapa letra por i tregova një ëndërr që kisha mbi 10 vite që e shihja dhe ishte e njëjta ëndërr nga fillimi deri në fund, ajo më thotë se nëna jote biologjike është duke të të kërkuar. Nuk u shokova sepse thashë që kjo është arsyeja se pse nuk shkoj në vende të tilla’Ai shtoi:‘Por kur shkoj në shtëpi kuptova që kurioziteti mbeti aty thjesht nuk isha në shok.

Shokimi nga kjo erdhi pasi unë i kam shkruar gocës së dajës realisht dhe i thashë sa kohë ke që e di. Ajo më tha: Kam gjithë jetën që prisja të ma bëje këtë pyetje. Aty filloi një periudhë shumë e vështirë që nuk po gjeja vetveten dhe nga ana tjetër po sigurohesha që familja ime është mirë. Sapo isha ndarë pak a shumë, babai ndërroi jetë.

Kështu që u bënë disa gjëra’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]