Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani tashmë që një kohë është pjesë e kinematografisë turke. Madje, edhe paraqitja e jashtme e tij duket se ngjason shumë me atë të meshkujve turq, shkruan Kosovarja.
Ai së fundmi ka publikuar një foto në Instagram me një mbishkrim interesant.
“Unë dhe mustaqet e mia”, shkroi këngëtari shqiptar.
View this post on Instagram
Bertan Asllani ka luajtur në disa filma në Turqi duke përfshirë ”Goç Zamanı”, ”Akrep”, ”Ogrenci Evi”, etj.
Krahas karrierës, Bertani është fejuar me aktoren turke Hazal Sener, e cila është bërë më e njohur me karakterin e ‘Spark’ në serialin “Selena”.