Bes Kallaku është një nga aktorët më të suksesshëm të skenës shqiptare dhe gjithashtu një këngëtar mjaft i pëlqyer, shkruan “Kosovarja”.
Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku shpesh përpos jetës profesionale, ndan edhe shume fotografi nga jeta private.
Besi është bashkëshorti i këngëtares shumë të dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj dhe ka një vajzë, që quhet Ajka.
https://www.instagram.com/p/CMJxVFshRLW/
Ajo që e kemi vënë re shumë shpesh në postimet e tij është edhe gjyshja e tij, Ija, e cila tashmë nuk është emër i panjohur për ndjekësit e rrjeteve sociale, pasi ajo është kthyer në një perosnazh shumë të ndjekur e të pëlqyer.
Sot, Ija e Besit (ashtu si e njohin shumica) feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar urimi publik i nipit të saj.
“Urime Ditelindjen o Ija e t’gjithve!” ka shkruar Besi në mbishkrimin e fotografisë.
Gjithashtu ka ndarë edhe një mesazh të zonjës, që i dedikohet rinisë shqiptare. /Kosovarja/