fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Besën e babës s’e thej derisa të vdes”: La gjithçka për të marrë hakun e babës

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Vrasja e babait në vitin 2009, ka shtyrë 17-vjeçarin Floianit Përvathin të vriste me armë zjarri 62-vjeçarin Lekë Lekëgjonaj. Ky krim tronditi Lezhën të hënë në mesditë, por detajet që dolën më pas i shtuan ngjarjes nuanca akoma më të rënda. Ishte viti 2009, kur i ati i 17-vjeçarit, vritet pas një konflikti banal nga bashkëfshatari i tij.

Në atë konflikt, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Florianit, që për 6 muaj e pa veten duke ecur me ndihmën e patericave. E ëma e djalit, nuk e duroi dot këtë dhimbje që i ndodhi dhe vrau veten pak minuta pasi ndodhi krimi. I mbetur jetim, Floriani, motrat e vëllezërit e tij do të rriteshin nga gjyshërit.

Në atë vrasje, i pranishëm ka qenë edhe 17-vjeçari.

Ai duket se nuk do e fshihte kurrë atë ngjarje nga sytë, e 13 vite më vonë, zgjodhi të merrte hak. Nuk u hakmor ndaj personit që i vrau të atin, por ndaj vëllait të këtij të fundit. Nga një kërkim të thjeshtë në llogarinë e tij në rrjete sociale, i riu shihet se ka pasion pikturën dhe këngën. Në postimet e publikuara ai shfaq foto nga vizatime të realizuara nga vetë ai, ku dukshëm shihet se talenti është evident.

“Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”.

Ky është një nga postimet që Floriani publikonte. Ai publikonte gjithashtu edhe këngë të ndryshme, mesazhi i të cilave ishte si më poshtë:

‘S’jam ai tipi që e pi, s’jam ai tipi që e shes besën që ia kam dhënë babës nuk e thej deri sa të vdes. E nëse vdes diku qaty në Mercedes se dreqi më tha në ondërr ke me vdek. I ri ia nisa t’u kesh thash moti e di kur des mos qaj. Po falendero Zotin që njëherë unë ekzistova”.

Në postimet e tjera i mituri shihet teksa udhëton me makinë dhe shfaqet në shoqërinë e miqve të tij.

Ndërkaq, kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjetër Gjoka, tha se i njeh shumë mirë dy familjet ndërsa kujton zanafillën e krimit. Sipas tij, Floriani në kohën që iu vra babai ishte diku te 4-5 vjeç, ndërsa shton se ai ka mbajtur të zgjuar ndjenjën e hakmarrjes ndaj vrasësit të babait të tij. Mes të tjerash pajtuesi i gjakut vë gishtin akuzues te drejtësia, pasi sipas tij vrasësi i babait të 17-vjeçarit u dënua me pak vite burg, ndërsa më pas iku jashtë shtetit.

“Kam njohur edhe Lekë Lekgjonaj. Më kanë ardhur te zyra që të ndërhynim që situata të qetësohej. Vrasja e babait të autorit në vitin 2009 ndodhi për çështje banale, ordinere, por për ngatërresa të çastit për bagëti dhe më pas ndodhi gjëma. E ka lënë këtë fëmijë dhe një djalë tjetër, dhe gruan. Më pas shumë shpejt, gruaja e tij u vetëvra me helm. Këta dy fëmijë mbetën jetimë. Floriani në atë kohë ka qenë 4-5 veç. Është për të nxjerrë mësim se si një fëmijë 5-vjeç kur është bërë vrasja, e ka përjetuar sigurisht humbjen e dy prindërve që në atë moshë. Ai është gatuar me këtë gjë, me humbjen e të dy prindërve, që erdhi deri sot që me gjakftohtësi të kryente këtë krim. Ai nuk ka bërë tentativë. Ka qenë krejt koshient për atë që ka kryer. Mosha e re bën punën e vetë.

Për koiçidencë Leka u vra në vendin e vëllait të autorit të vrasjes. Te shtëpia e tij, në oborrin e tij. Disa media thonë se kanë qenë pajtuar. Jo nuk është e vërtetë. Ne kemi ndërhyrë me ato mundësi që kemi pasur, pasi s’ka pasur palë. Fëmijët ishin të vegjël, bashkëshortja u vetëvra dhe s’kishim me kë komunikonim. Pas 4-5 ditësh kur ndodhi ngjarja, më tha se çfarë të bëj unë; i thash ki kujdes se ngjarja është e rëndë. I ndjeri më thoshte; skam faj, s’kam pse druaj. Por ç’e do, nuk funksione gjërat kështu. E kam takuar para nja dy muajsh. S’kishte shqetësim.Vëllai i viktimës së sotme, ka mbaruar dënimin, 4-5 vite burg. Ai ndodhet jashtë shtetit. S’kishte mundësi që të merrte kush përsipër që të bëhej pajtimi. Deri në moment që ndodhi, askush se ka pritur.

As nga familja e viktimës sot as nga ata të autorit. Është çudi e madhe se si ka mundësi që një adoleshent të ruaj kaq të freskët dhe me mllef atë ngjarje. Gjakmarrja është fenomen i vjetërsuar, por ja që dhe të rinjtë e vuajnë, është plagë e rëndë. Organet e drejtësisë deri tani kanë qenë pjesë e këtij fenomeni. Pasi ndëshkimi nga shteti duhet të jetë maksimal. Shpresoj që ky problem dhe probleme të ligjit për gjakmarrjet, shteti i ka forcuar shumë. Nëse bëhet një vrasje me paramendim, dënohet me të paktën 25 vite burg”, e mbylli fjalën e tij Gjoka.


Etiketa: Floiani Përvathin

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Policia rrethon Rektoratin e UP-së pas kërcënimit me bombë

1 orë më parë
Aktuale

Kërcënim me bombë në Rektoratin “Hasan Prishtina”

2 orë më parë
Aktuale

Djegia e Ambasadës Amerikane në Beograd pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës: Vazhdon gjykimi i 5 policëve serbë

2 orë më parë
Aktuale

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Brojë

2 orë më parë
Aktuale

Gucati e Haradinaj para vendimit të Speciales: Me çka mund të përballen?

2 orë më parë
Aktuale

Vuan nga sëmundja e rëndë, nuk ka mundësi të kurohet! Rrëfimi tronditës i një nëne 25 vjeçe

3 orë më parë
Postimi tjetër

Arjola Demiri rrëfen sekretin e saj në BBV: Një grua më ndihmoi në një periudhë të vështirë, por më pas ajo u dashurua me mua

Vdes në Turqi 8-vjeçarja nga Rahoveci

Kjo është arsyeja pse Dua Lipa po i mban lidhjet private

TË FUNDIT

Arta Nitaj na njoftoi me kushërirën që ngjanë me të si dy pika uji

27 sekonda më parë

Modelja Arta Nitaj prej vitesh tashmë është një personash i njohur në jetën publike. Ajo ndiqet nga 320 mijë persona...

U akuzua për operacione plastike, reagon Monika Kryemadhi: Bukurinë e kam nga mamaja

6 minuta më parë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit të medias austriake “Kronen Zeitung“, ku thuhej se ka shpenzuar 50...

Çfarë duhet të dini përpara se t’i merrni vitaminat!

15 minuta më parë

Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të marrin suplemente sepse ato mund të ndihmojnë në plotësimin e boshllëqeve në regjimin...

Kur ndjeni ethe në trup – Çfarë tregojnë për shëndetin

33 minuta më parë

Ethet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të papritura. Ato mund të shfaqen edhe kur njeriu ka temperaturë...

Flet Albërija: Beatrix kaloi momente shumë të vështira, u bullizuam të gjithë

45 minuta më parë

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka treguar më shumë...

Prezantuesen shqiptare e lëshon karriga në transmetim live

1 orë më parë

Hygerta Sako në një nga puntatat e fundit u përball me një incident të vogël në transmetim live. Prezantuesja e...

MË TË LEXUARAT

Nuk do ta besoni çfarë dhurate luksoze i bëri Ermali bashkëshortes

Rikthehet Mimoza Shkodra me këngë të re, ndan një pjesë të shkurtër nga klipi

Ada me stil të njëjtë sikur Kallashi

Kurti përfundon vizitën në Luginën e Silikonit: “Nga këtu fluturojmë për Teksas”

Ish-konkurentja e “Për’puthen” flirton live nga koncerti me Romeon

Elvana Gjata shkëlqen në sfilatën e Valdrin Sahitit

Qytetari tmerrohet nga llava e qenve në Prishtinë: Shyqyr Zotit ia dola të ik

Rita Ora thekson linjat trupore në imazhet e reja derisa shfaqet elegante

Sheiku bëhet Presidenti i ri i Emirateve të Bashkusta Arabe

14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint