Sot janë bërë plot 3 vite që gazetari i njohur mbarëshqiptar Qani Mehmedi është ndarë nga jeta.
E dhimbja për humbjen e një personi të mrekullueshëm profesionalisht e moralisht siç ishte i ndjeri Qani, po shtohet dita-ditës, shkruan “Kosovarja”
Janë familjarët ata që po e përjetojnë rëndë humbjen e tij, madje vajza e tij Besiana ka bërë një dedikim që nuk do të shpëtoni pa u përlotur.
3 vite pa ty! I dashur baba! Të shkruaj sot me bindjen se do më dëgjosh! Dedikimi është plot dhembje si edhe data 18 korrik! Sot tre vite më parë, në orën 00:15 mbylle sytë duke lënë pafund vepra, fjalë të mençura, kujtime të bukura dhe dëshirën që jetën ta vazhdojmë me plot hare dhe entuziazëm për punë. Raporti ynë ishte i tillë që varësia për njëri- tjetrin ishte e madhe. Ndonëse e dije se s’do e kem të lehtë jetën pa ty, më kurseve nga shumëçka që mbase doje ta thoje. Peng na mbetën shumë fjalë të pathëna, një dashuri pakufi që deri në momentin e fundit t’ia transmetojmë edhe me fjalë njëri- tjetrit… Sfida 11 muajshe më mësoi se në jetë mund të vinë të papriturat, të shohësh se po humb betejën dhe je e pafuqishme, të humbish njeriun më të dashur të jetës dhe të gjendesh në pikën kur nuk dëshiron të jetosh! Viti i parë shkoi veshur në zi, pa motiv, me ditët e netët e gjata e të vërenjtura dhe pa asnjë punë produktive. Vitin e dytë u përpoqa ta rimarr vehten me sforcim dhe të rikthehem në skenën klasike që ti e doje duke bërë dedikime shpirtërore në çdo paraqitje! Viti i tretë ishte vit i rëndë, kur dinamika e jetës të rrëmben por çdo ditë kujton fjalë dhe porosi, malli të mbyt dhe mungesa është e pakompenzueshme! E vështirë kur çdo ditë pyet vehten: babi cfarë do thoshte për këtë punë? Megjithatë këto tre vite më bënë më të kujdesshme, më të urtë, më të balancuar në raport me njerëzit duke kuptuar se jeta është e shkurtër dhe sado që ne mund ta sforcojmë vehten dikush më i madh sesa ne i ka punët në dorë! Kujdesem sot më shumë se dikur që mos bëj veprime që do të lëndonin! Përpiqem sot të të bëj krenar sepse investimi yt më i madh në jetë ishte Besiana- apo kryevepra siq dëshiroje ta thërrasësh! Edhe shumë muaj e vite do shkojnë por ti do mbetesh çdoherë e më shumë heroi i ditëve dhe jetës sime! Të gjitha kujtimet e dhembjen tashmë i kam kthyer në forcë, dëshirë për jetë dhe dashuri për punë ashtu siq dëshiroje çdo herë! Të përkulem përjetësisht me dashurinë e pakrahasueshme për madhështinë tënde si prind, mik, kritik, udhërrëfyes e profesionist! Shumë do të doja të të përqafoj- e jotja Besianë!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3313769868644643&set=a.149514855070176&type=3&theater
https://www.facebook.com/besiana.mehmedi.9/posts/3315948605093436