fbpx

Besiana Mehmedi me të voglën Uskana, urojnë Shkodranin: Festofshim çdoherë bashkë dhe të lumtur

nga Revista Kosovarja

Kjo e shtunë për artistin dhe Drejtorin e Ansamblit të këngëve dhe valleve në RMV Shkodran Tolaj është ditë feste, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Pikërisht sot Shkodrani feston ditëlindjen, andaj nga mëngjesi me t’u gdhirë ka pranuar shumë urime nga familjarë miqë e kolegë.

Me këtë rast nuk ka munguar as urimi bashkëshortes së tij, artistes dhe profesoreshës Besiana Mehmedi…

“I dashur babi Shkodran! I dashur bashkëshort, koleg, krah jete- Shkodran! Unë dhe Uskana duam të shkruajmë mijëra fjalë për të shprehur bekimin që ndjejmë që je pjesë e jetës sonë por asnjë fjalë nuk e ka peshën e duhur për të uruar në këtë ditëlindje të mirat që ti meriton ti kesh! Ti je unik në jetë, art, punë dhe për këtë jemi krenare çdo ditë e më shumë! Festofshim çdoherë bashkë dhe të lumtur me ty”, ka shkruar Mehmedi në llogarinë e saj sociale.

Poashtu Tolajn e kanë uruar edhe anëtarët e ansamblit të cilët i bën suprizë me rastin e ditëlindjes së tij duke i sjellur një tortë në shenjë falemnderimi për përkushtimin e tij ndaj institucionit, detyrë të cilën po e kryen me përkushtim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]