fbpx

Besim dhe Elian Ajeti, babë e birë që thyejnë rekorde dhe na bëjnë krenar

nga Revista Kosovarja

Shqiptarët e sukseshëm janë nderi dhe krenaria e kombit. Njerëzit e kulturës, artit dhe sportit, janë ambasadorët më të denjë të identitetetit tonë, asaj që ne jemi realisht si shqiptar. I tillë është edhe Besim Ajeti nga Komogllava e Ferizajit, i cili që nga viti 2000 jeton dhe vepron në Zvicër.

Jeta e tij vërtitet rreth punës, angazhimeve të ndryshme dhe sporit, ku edhe gëzon sukses e ka arritur rekorde personale dhe jo vetëm. Që nga viti 2000, Besimi nisi të merrej me çiklizëm dhe Inline Skating, madje në vitin 2007 morri pjesë në Inline Skating Engading Maraton.

Pas lindjen së binjakve Elianit e Lijanes, ai pauzoj për katër vite, kohë kjo kur nuk ndihej shumë mirë, pasi arti dhe filozofia e jetës së tij bazohet në lëvizje, aktivitet fizik dhe sport dhe në mungësë të tyre, ai nuk ndihej i plotësuar.
Ne maj të vitit 2018, nisi me ngjitjen ne malin Karren te Austrisë, pasi jeton afër këtij shteti. Siç mësojmë, deri më tani ka realizuar 265 ngjitje, por me ardhjen e pandemisë ndryshoj çdo gjë, pasi dalja në Karren u pamundësia, për çka Besimi nisi të merrej me alpinizëm në Alpet zvicërane. Nga e hëna deri të premten ai ecë aktivisht, ndërkaq vikendin e ka të rezervuar ekskluzivisht për alpinizëm.

Rekordi i tij vjetor është ecja 6000-6500 km, duke e kombinuar atë edhe me aplinizëm. Madje, edhe gjatë axhërimit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ka bërë ecje të gjatë deri në 80 km pa pushim.

“Pas 100 km ecje pa pushim per 16:29 min dhe pasi që arrita 100 kilometërshin, nuk ndalova dhe përfundova me 112 km pa ushqim për 18:10 min. Kam bërë qindra ngjitje, si tek maja më e lartë në Zvicër në Dufourspitze që ka 4.634 metër lartërsi, pastaj në Breithorn në Zvicër, që ka 4.164 metër dhe tri herë jam ngjitur në Titlis në Zvicër, ku lartësia është 3.238 metër, pastaj në 2.965 metër lartësi në Austri, në malin e Korabit dhe kam pushtuar disa maja të larta në Shqipëri, Kosovë, etj”.

Të shtojmë se Besim Ajeti për të qenë i përgatitur për çdo sfidë, ecë çdo dite zbathur, zhveshur në borë, e deri tek zhytja në ujërat e ukullt në liqenenet alpine zvicërane. Gjithë këtë përvojë ai e ka reflektuar edhe tek fëmijët e tij, të cilët poashtu e duan shumë natyrën, e sidomos i biri Eliani që edhe është tejet i dhënë pas alpinizmit.

Besimi na tregon se Eliani ka filluar me alpinizem që në moshen katër vjeçare në 1.000 metra, pas moshen 5 vjeçare në 1,000-1,500 metra lartësi ngjitje, ndërkaq në moshën gjashtë vjeçare ka kapur dy here Sàntis në Zvicër në 2.502 metra lartësi, Lubotenin 2.498 metra lartësi dhe në fund ai është ngjitur në Scheseplana në Austri në 2.965 metra lartësi.

“Kemi ëndrra të mëdha që lidhen me promovimin e kulturës, kombit, e mentalitetit tonë shqiptar. Duam që të gjjtha sukseset të jenë të mbështjellura me flamurin tonë kombëtar, sepse qëllimi nuk është vetëm për suksese individuale, por kombëtare”.

Projektet e radhës janë që Eliani te kaloj ne lartsi 3.500 metër dhe Besimi planifikon që të realizoj ecjen më të gjatë të jetës, 150 km ecje pa pushim, ecje në katër shtete, si Liteshtajn, Zvicer, Austri e Gjermani.

Për më shumë:
Facebook: Besim Ajeti
Instagram:Besim.Ajeti.56
Tiktok : BesiFit


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]