Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në fillim të kësaj seance është bërë betimi i deputetëve të rinj të Kuvendit dhe atyre të cilët munguan në seancën konstituive të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca lexoj tekstin e betimit të deputetëve të cilët pastaj në fund thanë fjalën “betohem”.

Deputetët e rinj që i janë bashkuar Kuvendit janë: Shemsedin Dreshaj nga AAK, i cili zëvendëson Daut Haradinajn pasi ku i fundit dha dorëheqje nga posti i deputetit.

Kurse nga LVV deputetët e rinj që i janë bashkuar Kuvendit janë: Enevr Haliti, Shqipe Iusfi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.

Moneytizer Paragrafi 4

Të nëntë këta deputetë zëvendësojnë Donika Gërvallën, Hekuran Muratin, Arben Vitinë, Arbërie Nagavcin, Hajrullah Çekun, Liburn Aliun, Faton Pecin, Xhelal Sveçlën dhe Rozeta Hajdarin.

Kurse deputetja Samra Ilijaz e zëvendëson Emilija Rexhepin, Firdan Lala zëvendëson Elbert Krasniqin dhe Enis Kervan zëvendëson Fikrim Damka.

Betimin si deputet e bënë edhe deputetët që munguan në seancën konsitutive, Memli Krasniqi, Aridan Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Behxhet Pacolli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]